Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit:
-T. I., 47 vjeç, banues në lagjen “Skenderbej”, Elbasan, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-J. P., 45 vjeç, banues në fshatin Rrajcë, Prrenjas, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasit:
-S. S., 62 vjeç dhe B. S., 52 vjeç, banues në lagjen “Shënkoll”, Elbasan, për veprat penale “Vetëgjyqësia” dhe “Shkatërrimi i pronës”, pasi kanë dëmtuar murin e banesës së shtetasit I. S.
-Xh. H., 29 vjeç, banues në fshatin Stanaj, Cerrik, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, shtetasit S. H., të cilit iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.