Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasit:
– V. H., 63 vjeçe, banues në lagjen “Pavarësia 2”, Vlorë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi u konstatua duke bërë punime në lokalin e saj, pa lejen e organeve kompetente;
– D. D., 66 vjeç, banues në fshatin Sherishtë, Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Stacionin e Policisë Orikum referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, në ngarkim të shtetasit N. H., 48 vjeç, banues në Orikum, pasi ka ndërtuar pa leje, një strukturë me material druri, pranë portit të jahteve, Radhimë.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Vetëgjyqësia”, në ngarkim të shtetasit Z. M., 67 vjeç, banues në Delvinë, pasi me vetëgjyqësi i ka bllokuar rrugën përpara banesës, shtetases M. M.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.