✅“Mbrojtja ndaj fëmijëve është detyra e së tashmes dhe kontributi i së ardhmes.”
Policia e Shtetit është një ndër institucionet më të rëndësishme në sigurimin dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve, në mbrojtjen e tyre nga çdo formë e dhunës, si dhe aktor kyç në identifikimin dhe adresimin e fëmijëve që kanë nevojë për mbrojtje, në mekanizmat e ngritur, për një qasje më afatgjatë drejt shërbimeve që ofrojnë këto mekanizma edhe në aspekte të tjera, të tjera të nevojshëm për të realizuar një kuadër sa më të plotë mbrojtës.
Bashkëpunimi midis institucioneve përgjegjëse është çelësi i suksesit për mbrojtjen dhe trajtimin dinjitoz të fëmijëve, sidomos atyre që janë viktima të dhunës, abuzimit dhe shfrytëzimit.
Këtij qëllimi i shërbeu takimi i sotëm, me Agjencinë Shtetërore të të Drejtave dhe Mbrojtjes së Fëmijëve, Bashkinë Tiranë, drejtuesit e DVP dhe komisariateve të Policisë Tiranë, si dhe Drejtorinë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Forcimi i bashkëpunimit midis institucioneve përgjegjëse në këtë fushë, për koordinimin e veprimtarisë, identifikimin, hetimin dhe raportimin e rasteve të fëmijëve, viktima të dhunës apo abuzimeve, si dhe menaxhimin e rasteve të fëmijëve që kanë nevojë për mbrojtje, ishte në qendër të diskutimeve të pjesëmarrësve në këtë takim.
Së bashku mund të bëjmë shumë për mbrojtjen e fëmijëve! 👨👧👦🤝👮♂️