Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Tiranë-Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Flagranca”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 1.I maskuar dhe nën kërcënimin e dy thikave, vodhi me dhunë disa bizhuteri në një banesë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari.Autori i dyshuar, me precedent të mëparshëm kriminal për armbëmbajtjes pa leje dhe “Goditje për shkak të detyrës”.Në vijim të veprimeve hetimore, u zbardhën dhe u dokumentuan me prova ligjore, 10 raste të ndryshme të vjedhjes në banesa, që dyshohen se janë kryer nga 39-vjeçari.Gjatë operacionit, në një banesë tjetër, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit kokainë. Vihen në pranga 3 poseduesit e saj.Sekuestrohen dy mjete prerëse (thika), bizhuteri të vjedhura, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë dhe motomjeti që përdorte autori i dyshuar, gjatë kryerjes së vjedhjeve.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë penale, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Flagranca”.Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:- T. N., 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, i dënuar më parë për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje; – M. F., 44 vjeçe, O. F., 24 vjeç dhe A. F., 20 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.Shtetasi T. N. është kapur në flagrancë gjatë kohës që po vidhte disa bizhuteri, në një banesë në zonën e Liqenit të Thatë. Gjatë vjedhjes, 39-vjeçari është konfliktuar fizikisht me pronarin e banesës, shtetasin B. B., 32 vjeç dhe kushëririn e tij, shtetasin O. M., 33 vjeç.Si rezultat i hetimeve dhe provave të grumbulluara, ka rezultuar se shtetasi T. N., gjatë muajve të fundit, ka vjedhur shuma parash, bizhuteri, makinë, pajisje elektrike dhe elektronike, në 10 banesa, në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës.Po në vijim të këtij operacioni, në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, gjatë kontrollit të banesës së shtetases M. F., e cila kishte lidhje shoqërore me shtetasin T. N., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde të dyshuar narkotike, të llojit kokainë.Në përfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetases M. F. dhe i dy djemve të saj, shtetasve O. F. dhe A. F.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Mallakastër-Në lidhje me rastin e publikuar në emisionin “Piranjat”, në televizionin ABC Neës Albania, në të cilin është trajtuar rasti i një shtetasi që dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur dhe ka kryer veprime të turpshme ndaj saj, ju bëjmë me dije se:Pas publikimit të këtij rasti, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër kanë ndaluar për veprat penale “Përndjekja”, “Ngacmimi seksual” dhe “Vepra të turpshme”, shtetasin N. I., 33 vjeç, banues në Klos, Mallakastër.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë raste të tilla dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin 112 apo në Komisariatin Dixhital, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.
Policia Rrugore-162 leje drejtimi të pezulluara, gjatë disa orëve kontroll në rrugët e qytetit të Durrësit.Vijojnë kontrollet intensive duke përdorur makinën inteligjente dhe makinat me radarë, që punojnë në lëvizje dhe me lexuesit automatikë të targave.Nga pasditja e djeshme deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, makina inteligjente dhe automjetet e paloguara, të cilat janë të pajisura me radar dhe lexues automatikë të targave, kanë monitoruar qarkullimin e automjeteve, në rrugët e qytetit të Durrësit.Si rezultat i kontrolleve, në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore në DVP Durrës, u konstatuan nga makina inteligjente, 162 drejtues mjetesh të cilët qarkullonin me shpejtësi nga 77 km/orë deri në 105 km/orë, në rrugët e qytetit të Durrësit, ku tabela lejonte jo më shumë se 40 km/h.Drejtuesve të automjeteve u është pezulluar leja e drejtmit, nga 3 deri në 11 muaj, si dhe janë ndëshkuar me masa administrative nga 15.000 lekë deri në 40.000 lekë të rinj.34 drejtues mjetesh janë evidentuar, nga makina inteligjente, duke qarkulluar edhe pa rrip sigurimi, përveç qarkullimit me shpejtësi tej normave të lejuara.36 drejtues mjetesh janë evidentuar, nga makina inteligjente, se përdornin celularin gjatë drejtimit të mjetit, përveç qarkullimit me shpejtësi tej normave të lejuara.Nga lexuesit automatikë të targave janë identifikuar 18 automjete të shpallura “Alert”, të cilat janë ndaluar më pas nga shërbimet policore të DVP Durrës.Nga makinat me radarë në lëvizje janë konstatuar 23 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi nga 60 deri në 80 km/h në rrugët e brendshme të qytetit, ku tabela lejonte jo më shumë se 30 km/h. Drejtuesit e këtyre automjeteve janë ndaluar nga patrullat e tjera dhe janë ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit.Drejtoria e Policisë Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit, duke iu garantuar reagim të shpejtë e të paanshëm.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 113 shtetas, konkretisht: 11 janë ndaluar, 28 janë arrestuar, 67 po procedohen në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 8 raste, me 6 shtetas të arrestuar.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 18 raste: 1 rast i veprës penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, me 1 shtetas të arrestuar; 3 raste të veprës penale “Plagosja e lehtë me dashje”, me 4 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë; 5 raste të veprës penale “Kanosja” me 1 shtetas të arrestuar dhe 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; 1 rast i veprës penale “Kanosja për shkak të detyrës”, me 1 shtetas të ndaluar; 7 raste të veprës penale “Dëmtime të tjera me dashje”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e Policisë dhe me 6 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë, si dhe 1 rast i veprës penale “Goditje për shkak të detyrës”, me 1 shtetas të arrestuar.
Për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” janë evidentuar 2 raste, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të veprave penale në fushën e mosbindjes/kundërshtimit ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik, me 1 shtetas të arrestuar dhe 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Vepra të turpshme”, “Ngacmimi seksual” dhe “Përndjekja”, me 1 shtetas të ndaluar.
Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 8 raste të dhunës në familje, me 3 shtetas të arrestuar, 2 shtetas të ndaluar dhe me 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 9 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Janë evidentuar 3 raste të “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 1 shtetas të arrestuar dhe 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, gjithashtu, është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, me 3 shtetas në total, të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilëve vijon puna nga ana e Policisë.
Është evidentuar 1 rast i veprave penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”; “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, me 3 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Shkatërrimi i pronës”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 raste të veprës penale “Pushtimi i tokës”, me 2 shtetas të proceduar, gjithashtu në gjendje të lirë. Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprës penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar në total 7 raste, prej këtyre 2 raste janë me autorë të paidentifikuar, për të cilët vijon puna nga ana e strukturave policore, ndërsa 5 rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar dhe me 4 të tjerë të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilëve vijon puna nga ana e Policisë. Gjithashtu janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Vjedhja me dhunë”, me 5 shtetas të arrestuar, si dhe 3 raste të veprës penale “Vjedhja e energjisë elektrike”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të veprave penale me objekt mashtrimin, me 2 shtetas të ndaluar. Janë evidentuar, gjithashtu 2 raste të veprave penale në fushën e falsifikimit të dokumenteve të ndryshme, me 1 shtetas të ndaluar dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 10 raste të veprës penale “Ndërtimi i paligjshëm”, me 4 shtetas të arrestuar dhe 8 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe 4 raste të veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, me 3 shtetas të ndaluar dhe 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 6 aksidente, si pasojë e të cilëve 1 shtetas është në gjendje të rëndë për jeten dhe 9 shtetas të tjerë janë dëmtuar, pa rrezik për jetën. Janë evidentuar në total 19 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 12 shtetas të arrestuar dhe 7 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe 2 raste të veprës penale “Largimi nga vendi i aksidentit”, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të ndaluar.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.