Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 11 maj 2022

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Kakavije-Policia Kufitare intensifikon kontrollet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.Goditet një rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.Arrestohet në flagrancë 1 shtetase.Sekuestrohen 8 pako me lëndë të dyshuar narkotike heroinë dhe 2 pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, pas verifikimit të të dhënave në sistemin TIMS, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë pasagjerët e autobusit të linjës Berat-Athinë. Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetases E. V., e cila udhëtonte si pasagjere në këtë autobus, është bërë e mundur gjetja e 10 pakove me lëndë të dyshuar narkotike, në 8 prej të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike heroinë(me peshë totale 4 kg e 160 gramë), ndërsa 2 pako kishin lëndë të dyshuar narkotike kokainë (me peshë totale 780 gramë.)Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetases E. V., 38 vjeçe, banuese në Fier.Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Sarandë-Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, pas transmetimit në emisionin investigativ “Stop”, të denoncimit të një rasti korruptiv në ASHK Sarandë, bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit L. P., 41 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë specialist i sportelit dhe arkivës në zyrat e ASHK Sarandë.Ky shtetas dyshohet se ka konsumuar elemente të veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.Materialet iu dërguan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, për hetime të mëtejshme.Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon mediat dhe qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Kurbin-Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.  Gërryenin shtratin e lumit Mat, në mënyrë të paligjshme, arrestohet në flagrancë pronari i ekskavatorit, procedohen penalisht 2 drejtuesit e kamionëve që transportonin inertet.Bllokohen ekskavatori që shërbente për të gërryer shtratin e lumit dhe 2 kamionët.Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, bazuar dhe në informacionet të siguruara në rrugë operative për disa persona që gërryenin shtratin e lumit Mat, duke marrë zhavorr dhe inerte në mënyrë të paligjshme, kanë ushtruar kontrolle përgjatë shtratit të lumit.Gjatë kontrollit, u kap dhe u arrestua në flagrancë për veprat penale “Shpërdorimi i tokës”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, shtetasi A. L., 42 vjeç, banues në Malbardhë, Kurbin, me precedent të mëparshëm penal për të njëjtat vepra penale, pasi u konstatua duke kryer gërmime me eskavator, për të marrë materiale inerte në shtratin e lumit e Mat, në Fushë Milot, pa leje nga organeve kompetente.   Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit A. Gj., 52 vjeç dhe E. S., 18 vjeç, banues në Malbardhë, drejtues të mjeteve kamion që shërbenin për transportimin e inerteve, pa dokumentacionin përkatës.Ekskavatori dhe mjetet kamion u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprat penale “Shpërdorimi i tokës”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.Strukturat vendore të Policisë Lezhë janë të angazhuara maksimalisht për evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore. Gjatë vitit 2022, janë evidentuar 6 raste të krimit mjedisor (gërryerje e shtratit të lumit në mënyrë të paligjshme), për të cilat janë arrestuar 4 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 7 të tjerë.Kontrollet do të vijojnë çdo ditë, për evidentimin dhe penalizmin e çdo subjekti që tenton të marrë inerte pa leje në shtratin e lumit Mat apo që kryen krime mjedisore, si ndërtime pa leje, prerje të paligjshme të pyjeve, ndotje të ambientit dhe lumenjve apo zjarrvënie të qëllimshme në pyje dhe kullota.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 97 shtetas, konkretisht: 5 janë ndaluar, 19 janë arrestuar, 72 po procedohen në gjendje të lirë, si dhe është shpallur në kërkim 1 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 9 raste, me 2 shtetas të arrestuar dhe 11 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprës penale “Përdorimi i paligjshëm i teknologjisë së lartë”, me 1 shtetas të arrestuar dhe 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 8 raste: 1 rast i veprës penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me 1 shtetas të arrestuar; 4 raste të veprës penale “Plagosja e lehtë me dashje”, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe 3 raste të veprës penale “Kanosja” me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” është evidentuar 1 rast, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” janë evidentuar 2 raste, me 1 shtetas të arrestuar dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” është evidentuar 1 rast, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 5 raste të veprave penale në fushën e mosbindjes/kundërshtimit ndaj punonjësve të Policisë, me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, me 1 shtetas të ndaluar. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 10 raste të dhunës në familje, me 5 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar dhe me 6 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 7 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Dhunimi i banesës”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” janë evidentuar 2 raste, me 1 shtetas të arrestuar dhe me 1 shtetas tjetër të proceduar në gjendje të lirë; është evidentuar 1 rast i veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, me 1 shtetas të arrestuar.

Për veprat penale në fushën e veprimtarisë së shoqërive tregtare është evidentuar 1 rast, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Shkatërrimi i pronës”, me autorë të paidentifikuar, për të cilët vijon puna nga ana e strukturave policore. Gjithashtu, është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Pushtimi i tokës” dhe “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”, me 2 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e veprave penale me objekt zjarrvënien janë evidentuar 2 raste, për të cilat dyshohet se janë ngjarje aksidentale. Vijon puna nga ana e strukturave policore, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e tyre.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar në total 10 raste, prej këtyre 4 raste janë me autorë të paidentifikuar, për të cilët vijon puna nga ana e strukturave policore, ndërsa 6 rastet e tjera rezultojnë me 3 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar dhe me 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë evidentuar 2 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, me 1 shtetas të arrestuar dhe 3 të tjerë proceduar në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Mashtrimi”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Janë evidentuar gjithashtu 3 raste të veprës penale “Fshehja e të ardhurave”, me 1 shtetas të arrestuar dhe me 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, njëri prej tyre i bashkëshoqëruar me veprën penale “Moslëshimi i kuponit tatimor”, si dhe 1 rast i veprës penale “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 7 raste të veprës penale “Ndërtimi i paligjshëm”, me 7 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprës penale “Shpërdorimi i tokës”, me 1 shtetas të arrestuar dhe 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 5 aksidente, si pasojë e të cilëve 8 shtetas të tjerë janë dëmtuar, pa rrezik për jetën. Janë evidentuar në total 18 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 6 shtetas të arrestuar, 3 shtetas të ndaluar dhe 8 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.