Gjirokastër – Vijojnë kontrollet nga Policia Rrugore

Vijojnë kontrollet nga Policia Rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndërgjegjësimin e përdoruesve të rrugës, për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve me dragera, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë denoncuar në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, janë proceduar penalisht 5 shtetas, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Janë pezulluar 3 leje drejtimi, konkretisht: 1 për drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 2 për shpejtësi tej normave të lejuara.

Janë vendosur 341 masa administrative, konkretisht:

• 1 mas për drejtim mjeti nën efektin e pijeve alkoolike;
• 53 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
• 143 masa për parakalime të gabuara;
• 84 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor;
• 60 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor, të cilat janë burim aksidenti.

Është bllokuar 1 automjet, për mungesë dokumentacioni.

Kontrollet do të vazhdojnë çdo ditë, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës.

Policia Rrugore e Gjirokastrës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë.🚔👮♀👮♂