Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Kapshticë/Korçë-Finalizohet operacioni antikontrabandë i koduar “Cross Border”.Vihen në pranga 3 shtetas, njëri prej tyre doganier në Pikën Doganore Kapshticë.Sekuestrohen sasi të konsiderueshme karburanti, vaj mjetesh dhe vaj ushqimor, medikamente mjekësore, prodhime letre dhe pleh kimik.Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e kontrabandës me mallra, pas një hetimi disajavor, finalizuan operacionin e koduar “Cross Border”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Xh. H., 57 vjeç, banues në Ersekë; F. A., 54 vjeç, banues në fshatin Mollas, Kolonjë; K. P., 41 vjeç, banues në Korçë (me detyrë doganier në Pikën Doganore Kapshticë).Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se në një autobus të linjës Greqi-Shqipëri, do të transportoheshin mallra të dyshuara kontrabandë, u organizuan shërbimet e Policisë, të cilat bënë ndalimin e mjetit, në afërsi të fshatit Dishnicë, Korçë. Gjatë kontrollit të ushtruar në autobusin e shtetasit Xh. H., me faturino shtetasin F. A., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi të konsiderueshme karburanti (nafte), medikamente mjekësore, prodhime letre, pleh kimik, vaj ushqimor dhe vaj automjetesh, mallra për të cilat shtetasit e mësipërm nuk kishin kryer detyrimet doganore.Gjithashtu, nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi K. P., me detyrë doganier, ka shpërdoruar detyrën, duke mos kryer procedurat për zhdoganimin e këtyre mallrave.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
Berat-Goditet një tjetër rast i mitëdhënies.Arrestohet një shtetas që tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.Shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, kanë goditur një rast të mitëdhënies.Gjatë shërbimit, punonjësit e Policisë Rrugore, në rrugën automobilistike, pranë rrethrrotullimit të ish-kombinatit, kanë ndaluar për kontroll një mjet tip “Opel, me drejtues shtetasin B. V. Pasi testimit me aparatin Drager, ky shtetas ka rezultuar në gjendje të dehur, në masën 1.12 mg/l.Për t’iu shmangur procedurave të mëtejshme ligjore, drejtuesi i mjetit ka tentuar t’i korruptojë punonjësit e Policisë Rrugore, duke iu ofruar një kartëmonedhë 5000 lekëshe.Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi B. V., 59 vjeç u arrestua në flagrancë për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
Elbasan-Vihet në pranga 1 shtetas, procedohen penalisht 4 të tjerë.Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin K. D., 19 vjeç, banues në fshatin Selitë, Cërrik, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.Specialistët e Hetimit të Krimit referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasit: F. M., 66 vjeç, banues në Cërrik, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi u konstatua duke kryer punime në një objekt, pa lejen përkatëse; E. K., 28 vjeçe dhe F. K., 51 vjeçe, banuese në fshatin Dardhë, Librazhd (nuse dhe vjehrrë), për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj njëra-tjetrës. 28-vjeçarja ka ushtrua dhunë psikologjike edhe ndaj vjehrrit të saj, shtetasit R. K., të cilit iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes. Gjithashtu është plotësuar kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes edhe për shtetasen E. K. dhe F. H., 57 vjeç, banues në fshatin Xhafzotaj, Shijak, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”, pasi dyshohet se në fshatin Mukaj, Gramsh, në vendin e quajtur “Ahishtja e Haxhiajve”, ka djegur me zjarr një sipërfaqe toke të mbuluar me bimësi të egër.
Në Komisariatin e Policisë Elbasan, ka berë kallëzim shtetasi A. V., 42 vjeç, banues në Librazhd, se është larguar nga banesa vëllai e tij, shtetasi B. V., 30 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 101 shtetas, konkretisht: 6 janë ndaluar, 21 janë arrestuar, 70 po procedohen në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 2 raste, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 8 raste: 2 raste te veprës penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, me 2 shtetas të ndaluar; 1 rast i veprës penale “Plagosja e lehtë me dashje”, me 1 shtetas të ndaluar; 2 raste të veprës penale “Kanosja” me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; 2 raste të veprës penale “Dëmtime të tjera me dashje”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe 1 rast i veprës penale “Goditje për shkak të detyrës”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” janë evidentuar 2 raste, njëri prej të cilëve me autorë ende të paidentifikuar, për të cilin vijon puna nga ana e strukturave policore, ndërsa rasti tjetër rezulton me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” është evidentuar 1 rast, me 1 shtetas të ndaluar.
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, me 1 shtetas të arrestuar dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 8 raste të dhunës në familje, me 1 shtetas të arrestuar, 3 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilëve vijon puna nga ana e Policisë dhe me 5 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 20 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes. Gjithashtu, është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Keqtrajtimi i të miturit” dhe “Marrja e padrejtë e fëmijës”, me 2 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Fyerja”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe “Ngacmimi seksual”, “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Dhunimi i banesës”, me 1 shtetas të ndaluar.
Për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” janë evidentuar 2 raste, me 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e strukturave policore dhe me 1 shtetas tjetër të proceduar në gjendje të lirë; është evidentuar 1 rast i veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i veprave penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, me 1 shtetas të arrestuar.
Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Shkatërrimi i pronës”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprës penale “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, “Pushtimi i tokës” dhe “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”, me 4 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e veprave penale me objekt zjarrvënien janë evidentuar 2 raste, për të cilat dyshohet se janë ngjarje aksidentale. Vijon puna nga ana e strukturave policore, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e tyre.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar në total 10 raste, prej këtyre 4 raste janë me autorë të paidentifikuar, për të cilët vijon puna nga ana e strukturave policore, 2 raste kanë mbetur në tentativë, me 1 shtetas të arrestuar dhe 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa 4 rastet e tjera rezultojnë me 2 shtetas të arrestuar dhe me 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprës penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, në qarkun Shkodër, me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijon puna intensive nga ana e strukturave të Policisë dhe 1 rast i vjedhjes së energjisë elektrike, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të veprave penale me objekt mashtrimin, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Janë evidentuar gjithashtu, 2 raste të veprës penale “Fshehja e të ardhurave”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe 1 rast i veprës penale “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale: “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë, “Punësimi i paligjshëm”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 5 raste të veprës penale “Ndërtimi i paligjshëm”, me 1 shtetas të ndaluar dhe 4 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 1 shtetas të ndaluar.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 5 aksidente, si pasojë e të cilëve është shënuar 1 viktimë dhe 7 shtetas të tjerë janë dëmtuar, pa rrezik për jetën. Janë evidentuar në total 20 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 10 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar dhe 9 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.