DVP Berat
Ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas të tjerë, për veprën penale “Vjedhja”.
Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat bënë ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin l. N., 49 vjeç, banues në Patos, Fier.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat i ka caktuar shtetasit I. N., masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, pasi në datën 21.05.2021, në fshatin Poshnje, shtetasi I. N., në bashkëpunim me 5 shtetas të tjerë (2 prej tyre të arrestuar në datën 22.05.2021), plagosën me armë zjarri pistoletë, një 33-vjeçar.
—
Gjithashtu, nga specialistët e Seksionit për Krimet u arrestuan në flagrancë shtetasit K. Z., 25 vjeç dhe D. G., 23 vjeç, të dy banues në Berat, pasi gjatë natës, në lagjen “30 Vjetori”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur derën hyrëse të një pallati.
Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.