Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasin Rr. I., 56 vjeç, banues në Qerret, Durrës, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi municioni luftarak dhe kapsolla detonatore (elektrike).
Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasi H. M., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin E. P., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin R. R., 77 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.