Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” të shtetasit E. Y., 25 vjeç, banues në Pogradec, pasi në këtë qytet, ky shtetas u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Honda” pa targa.
———
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatet e Policisë Korçë dhe Pogradec, filluan procedimin penal për veprën “Ndërtimi i paligjshëm”, për shtetasit A. K., banues në Korçë dhe I. T., banues në Tushemisht, Pogradec, pasi këta shtetas respektivisht në fshatin Shipskë, Korçë dhe Tushemisht, Pogradec, u kapën duke kryer punime pa leje.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë, për veprime të mëtejshme.