Tiranë – Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B.(P)., 22 vjeç, banues në Kamzë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditja për shkak të detyrës”. Ky shtetas, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit e Policisë, për mosvendosjen e një mase administrative.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë ndalimin e shtetasit në kërkim M. H., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprat penale “Kanosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
—–
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Farkë proceduan penalisht shtetasen J. H., 19 vjeçe, banuese në rrugën “Pjetër Budi”, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet ka tërhequr disa shuma parash në bankomat, me kartën bankare të shtetases R. G., 20 vjeçe.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 proceduan penalisht shtetasin E. Z., 17 vjeç, banues në Kamzë, për veprën penale “Kanosja”, pasi për motive të dobëta, ka kanosur shtetasen L. P., 47 vjeçe.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases M. L., 19 vjeçe, pasi është konfliktuar fizikisht me shtetasen D. K., 46 vjeçe dhe i ka vjedhur asaj, telefonin dhe një shumë parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.