Vijojnë kontrollet nga Policia Rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndërgjegjësimin e përdoruesve të rrugës, për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor.
Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve me dragera, si dhe falë edhe bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë denoncuar në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, është arrestuar 1 shtetas dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Janë pezulluar 2 leje drejtimi, 1 për drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 1 për qarkullim në sens të kundërt.
Janë tërhequr 3 leje drejtimi, për kalim afati të vlefshmërisë.
Janë vendosur 312 masa administrative, konkretisht:
• 83 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit.
• 3 masa për shpejtësi,
• 4 masa për përdorim celulari
• 64 masa për parakalime të gabuara,
• 29 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor;
• 129 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor, të cilat janë burim aksidenti.
Janë bllokuar 6 automjete, për mungesë dokumentacioni.
Kontrollet do të vazhdojnë çdo ditë, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës.
Policia Rrugore e Kukësit falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë.🚔👮♀👮♂