Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Vau i Dejës-Finalizohet operacioni policor i koduar “Pecaj”.I vodhi, nën kërcënimin e armës, një shumë lekësh një shtetasi, kapet dhe vihet në pranga 26-vjeçari.Operacioni, nga Komisariati i Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”.Komisariati i Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” në DVP Shkodër, në vijim të kontrolleve të shtuara për identifikimin dhe ndëshkimin e personave që lëvizin me armë zjarri, si dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Pecaj”.Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj. D. 26 vjeç, banues në fshatin Mnelë e Madhe,Vau Dejës. Ky shtetas në lagjen “Pecaj”, fshati Mnelë e Madhe, nën kërcënimin e armës së zjarrit dhe i maskuar, i ka marrë shumën prej 230 mijë lekë (të vjetër) shtetasit J. C. 39 vjeç, me banim në Rrilë, Lezhë, i cili po drejtonte automjetin tip “Ford”, dhe më pas shtetasi Gj. D. është larguar nga vendi i ngjarjes.Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Gj. D., u gjet dhe u sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pushkë, krëhëra pushke, 220 fishekë luftarak dhe 1 maskë me ngjyrë të zezë, e cila dyshohet se është përdorur nga ky shtetas për të kryer vjedhjen nën kërcënimin e armës.Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Vjedhja me armë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Kukës-Plagosi me armë zjarri një shtetas dhe u largua, falë reagimit të shpejtë të Policisë, pas disa minutash ndjekjeje, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit me të cilën autori dyshohet se kreu plagosjen.Më datë 24.04.2022, rreth orës 15:42, në fshatin Shtiqen, shtetasi E. M., 56 vjeç, pas një konflikti të çastit për motive pronësie, ka plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin F. A., 46 vjeç, banues në fshatin Shtiqen dhe më pas është larguar me automjet.Menjëherë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës kanë shkuar në vendngjarje dhe falë reagimit në kohë dhe punës së mirorganizuar, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin E. M., 56 vjeç, banues në fshatin Shtiqen.Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit tip pistoletë, që dyshohet se ka përdorur autori.I plagosuri shtetasi F. A., ndodhet në spitalin e Kukësit, jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Kurbin-Me datë 25.04.2022, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kurbin, si dhe po punohet për kapjen e shtetasve J. P., 34 vjeç dhe K. M., 28 vjeç banues në Kurbin, pasi dyshohet se me datë 24.04.2022, tek shinat e trenit në Kurbin, të dy këta shtetas kanë kanosur, duke qëlluar në ajër me armë zjarri, shtetasin S. D., 32 vjeç, banues në Kurbin, i cili gjatë kohes që është kanosur, po lëvizte me automjet.
Fier-Vijojnë kontrollet intensive nga Policia Rrugore e Fierit, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor.Kontrollet janë përqendruar kryesisht në drejtim të shkeljeve që janë burim aksidenti.Janë proceduar administrativisht gjithsej 2683 drejtues mjetesh.1207 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për tejkalim të normave të shpejtësisë.Janë proceduar administrativisht 200 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.229 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit.Janë vendosur 397 masa administrative për parakalime të gabuara.Janë pezulluar 124 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 1 tjetër për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.Janë vendosur 27 masa administrative për drejtim të motomjetit pa kaskë mbrojtëse.Gjithashtu janë vendosur 557 masa të tjera administrative për shkelje të rregullave të ndryshme qarkullimit rrugor.Policia Rrugore e Fierit do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon për më shumë rregull e siguri në rrugë, në favor të jetës dhe të shëndetit të qytetarëve.
Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 269 shtetas, konkretisht: 20 janë ndaluar, 48 janë arrestuar, 186 po procedohen në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 15 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 26 raste me 6 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar, 1 shtetas të shpallur në kërkim për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e Policisë dhe 20 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 30 raste: 1 rast i veprës penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë, me 1 shtetas të arrestuar; 3 raste të veprës penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me 2 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të shpallur në kërkim; 9 raste të veprës penale “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 prej të cilëve me autorë të paidentifikuar me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa 8 rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të ndaluar, 1 shtetas të shpallur në kërkim, si dhe 10 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë; 8 raste të veprës penale “Kanosja”, 1 prej të cilëve me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijon puna intensive nga ana e strukturave policore, ndërsa 7 rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 5 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë; 1 rast të veprës penale “Kanosja për shkak të detyrës”, me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë; 1 rast i veprës penale “Kanosja e gjyqtarit”, me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë, si dhe 7 raste të veprës penale “Dëmtime të tjera me dashje”, me 11 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e Policisë; për veprën penale “Përndjekja” është evidentuar 1 rast, me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” janë evidentuar 8 raste, me 3 shtetas të arrestuar, 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 4 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë; për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” janë evidentuar 7 raste, me 5 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar dhe 1 shtetas tjetër të shpallur në kërkim, ndërsa për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” është evidentuar 1 rast me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, me 1 shtetas të ndaluar dhe 3 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Njoftimi i rremë në organet e rendit”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”, me 5 shtetas në total, të proceduar penalisht në gjendje të lirë për këto vepra.
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, me 2 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, me 6 shtetas të proceduar penalisht në gjendje në lirë.
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 2 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 15 raste të dhunës në familje, me 7 shtetas të arrestuar dhe 11 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 24 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes. Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”, me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Për veprat penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” janë evidentuar 6 raste, me 1 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar, 1 shtetas të shpallur në kërkim, si dhe me 4 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, me 7 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprave penale të kryera në shoqëri tregtare, me 2 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 5 raste për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, me 3 shtetas të arrestuar dhe 2 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë, të bashkëshoqëruar me veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.
Janë evidentuar 13 raste të veprës penale “Shkatërrimi i pronës”, njëri prej tyre me autorë të paidentifikuar, ndërsa 12 rastet e tjerë rezultojnë me 1 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar, 3 shtetas të shpallur në kërkim dhe 7 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Janë evidentuar 3 raste i veprës penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, me 3 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, me autorë ende të paidentifikuar, për të cilët vijon puna nga ana e strukturave policore.
Në fushën e veprave penale me objekt zjarrvënien janë evidentuar 9 raste, 1 prej të cilëve me autorë ende të paidentifikuar, për të cilët vijon puna nga ana e strukturave policore, 6 raste të tjera rezultojnë ngjarje aksidentale, ndërsa për 2 raste rezultojnë 2 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar në total 26 raste, prej këtyre janë 14 raste janë me autorë të paidentifikuar, për të cilët vijon puna nga ana e strukturave policore, 2 raste kanë mbetur në tentativë, me 2 të shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë, ndërsa 12 rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të arrestuar, 7 shtetas të ndaluar, 2 të shpallur në kërkim dhe me 6 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu është evidentuar 1 rast i veprës penale “Vjedhja me dhunë”, me 1 shtetas të arrestuar, si dhe 6 raste të veprës penale “Vjedhja e energjisë elektrike”, me 1 shtetas të ndaluar dhe 5 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 11 raste të veprave penale me objekt mashtrimin, njëri prej tyre me autorë të paidentifikuar, ndërsa 10 rastet e tjera rezultojnë me 2 shtetas të ndaluar, 2 shtetas të shpallur në kërkim, si dhe me 7 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Janë evidentuar gjithashtu, 6 raste të veprës penale “Fshehja e të ardhurave”, me 14 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Janë evidentuar gjithashtu 2 raste të veprës penale “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, me 8 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 6 raste të veprave penale në fushën e falsifikimit të dokumenteve të ndryshme, me 2 shtetas të ndaluar dhe 5 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, me 3 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprës penale “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike, me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 9 raste të veprës penale “Ndërtimi i paligjshëm”, me 9 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Kalimi i kufirit në mënyrë të paligjshme, me 2 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Gjithashtu është evidentuar 1 rast i veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 1 shtetas të ndaluar.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Kontrabanda me mallra me regjim të ndërmjetëm” dhe “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, vepra e parë rezulton me 1 shtetas të ndaluar, ndërsa vepra e dytë rezulton me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 24 aksidente, si pasojë e të cilave janë shënuar 4 viktima dhe 2 prej aksidenteve shënojnë vetëm dëme materiale. Gjithashtu, 23 shtetas të tjerë janë dëmtuar, pa rrezik për jetën. Janë evidentuar në total 52 raste të veprave penale me objekt shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor, 1 prej të cilëve me autorë të paidentifikuar, 3 raste të bashkëshoqëruar me veprën penale “Largimi nga vendi i aksidentit”, në drejtim të të cilëve vijon puna instensive nga ana e strukturave të Policisë, ndërsa 51 rastet e tjera rezultojnë me 26 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar dhe 23 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.