Durrës – Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim, i dënuar me 2 vjet burgim, për mashtrim

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim, i dënuar me 2 vjet burgim, për mashtrim.
Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, forcat operacionale të DVP Durrës bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit Arben Kupi, 53 vjeç, banues në Tiranë.
Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, e cila e ka dënuar këtë shtetas, me 2 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.
Pas denoncimeve të tjera të bëra nga qytetarët, për mashtrime nga ky shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, në mars të vitit 2021, i ka caktuar atij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për njëjtën vepër penale.
Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.