Kontrolle të pandërprera në të gjithë territorin, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.
Evidentohet 1 rast i veprës penale “Peshkimi i ndaluar”, procedohet penalisht 1 shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasin F. M., 29 vjeç, banues në Koplik, pasi në vendin e quajtur “Flakë”, në ujërat e liqenit të Shkodrës, në varkën e tij janë gjetur pajisje të ndryshme për peshkim dhe një sasi peshku, të cilat u sekuestruan në cilësinë e proves materiale.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Peshkimi i ndaluar”.