Dibër – Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, arrestohet në flagrancë 34-vjeçari

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. B., 34 vjeç, banues në Dibër, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjyaktës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.