Kukës – Vihen në pranga 2 shtetas

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Kukës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin I. V., 38 vjeç, banues në Kukës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin L. I., 49 vjeç, banues në fshatin Kodër Lumë, Kukës, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin M. Sh., 28 vjeç, banues në fshatin Shtiqen, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi shtetasi L. I., duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka aksidentuar shtetasin M. Sh., i cili po drejtonte një motoçikletë, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.