Tepelenë – Vihet në pranga 1 shtetas, procedohen penalisht 2 të tjerë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim D. K., 42 vjeç, banues në fshatin Buz, Memaliaj.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër ka lëshuar urdhër ndalimi, sepse nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se shtetasi D. K. ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 32 vjeçe, me aftësi të kufizuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.
——————–
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasit M. K., 39 vjeç dhe B. T., 34 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër, pasi për motive të dobëta, janë konfliktuar dhe kanë goditur njëri-tjetrin, me sende të forta.
—————-

Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjiroksatër, për shtetasin P. K., 32 vjeç, banues në Memaliaj, pasi në fshatin Vasjar, pranë rrugës nacionale, është konstatuar duke bërë nivelim të pronës së tij, me materiale inerte, në kundërshtim me destinacionin ligjor të paracaktuar, duke ndryshuar kështu regjimin juridik të tokës.