DVP Vlorë/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen penalisht 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim Angjelo Hamiti, 31 vjeç, banues në Delvinë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë e ka dënuar me 10 muaj burgim, për veprat penale ”Goditja e arbitrit të ndeshjes” dhe “Shkaktimi i ndërprerjes së ndeshjes”.

Ky shtetas, më datë 19.12.2020, gjatë zhvillimit të një ndeshjeje, ka hyrë në fushën e lojës dhe ka goditur me sende të forta arbitrin e ndeshjes, shtetasin E. P., duke shkaktuar kështu ndërprerjen e ndeshjes.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin B. Ç., 25 vjeç, banues në fshatin Xibrakë, Elbasan, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë proceduan penalisht për veprën penale “Vjedhja”, shtetasen K. E., 34 vjeçe, banuese në lagjen “Partizani”, pasi dyshohet se ka vjedhur një varëse floriri në banesën e shtetasit A. A. Gjithashtu, nga veprimet hetimore dyshohet se më datë 28.03.2022, ka vjedhur në banesën e shtetasit F. N., një portofol me një sasi parash dhe mjete identifikimi.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë proceduan penalisht shtetasit:

– K. K., 64 vjeç, banues në Himarë, për veprën penale “Pushtimi i tokës”, pasi ka pushtuar një sipërfaqe toke, në pronësi të shtetases A. K., banuese në Himarë;

– Th. M., 40 vjeç, banues në Pilur, Himarë, për veprën penale “Kanosja”, pasi ka kanosur për motive të dobëta, shtetasin Th. M., 59 vjeç, banues në Pilur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.