“Siguria rrugore, një ndër prioritetet kryesore”.
🏫Vijojnë takimet me shkollat e mesme të Qarkut Fier, me qëllim edukimin e nxënësve me rregullat e qarkullimit rrugor, të cilët do të jenë edhe drejtuesit e rinj të mjeteve 🚘🚓🚐🚔
Këtë herë Policia Rrugore e Qarkut Fier u ndal në shkollën e mesme “Vath Korreshi”, Lushnjë, ku në bashkëpunim edhe me Oficeren e Sigurisë në këtë shkollë, u shpjeguan disa rregulla që duhet të zbatohen nga çdo drejtues mjeti dhe përdorues rruge, për parandalimin e aksidenteve rrugore.🚙🚌🛣
Vendosja e rripit të sigurimit që në momentin që hipën në mjet, mospërdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, respektimi i shpejtësisë sipas sinjalistikës, ndalimi kategorik i konsumimit të alkoolit gjatë drejtimit të mjetit, vendosja e kaskës mbrojtëse dhe respektimi i semaforit dhe vijave të bardha, ishin disa nga rregullat për të cilat nxënësit bashkëbiseduan me punonjësit e Policisë.📚🙍🙋👮🚦🚥🚏.
Siguria Rrugore është përgjegjësi e çdo personi, prandaj secili prej nesh duhet të manifestojë zbatimin e rregullave të qarkullimit në rrugë, për të krijuar një ambient të sigurt për të gjithë.
Respektimi dhe zbatimi i Kodit Rrugor nga të gjithë, sfida jonë e përbashkët.
#PoliciShkollë #BashkëpunimIsuksesshëm 🏫🚔👮📚 🤝