Tiranë – Vihen në pranga 7 shtetas, 3 prej tyre në kërkim, si dhe procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë kapjen e shtetasit në kërkim Ilir Zisko, 50 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 3 vjet burg, për veprën penale “Mashtrimi”.

Specialistët e Seksionit të Kërkimit bënë kapjen e shtetasit në kërkim Arben Salih, 51 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 9 muaj burg, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vorë bënë kapjen e shtetasit në kërkim L. M., 41 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. S., 34 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. T., 53 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– N. M., 53 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur;

– P. Z., 21 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar mjetin e tij, në afërsi të TEG-ut, është përplasur me një motomjet dhe si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi A. Xh., 57 vjeç.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasit D. B., 30 vjeç dhe E. H., 30 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi kanë goditur njëri-tjetrin me grushte.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.