Lushnjë👮🚔
“Siguria në rrugë, kontribut i të gjithëve”.
Nën këtë moto kanë vijuar takimet e efektivëve të Policisë Rrugore Fier, me nxënësit e shkollave.
Punonjësit e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me oficerin e sigurisë në shkollën e mesme “18 Tetori”, Lushnjë, janë ndalur në një bashkëbisedim të gjatë me nxënësit e klasës së 10-të të kësaj shkolle.
Rritja e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë për nxënësit dhe mbi të gjitha sensibilizimi i drejtuesve të automjeteve dhe këmbësorëve për të respektuar rregullat e qarkullimit rrugor, kanë qenë në fokus të bisedës, e cila ka kaluar mes pyetjeve e përgjigjeve🚦🚥🚏.
Vetë nxënësit kanë treguar interes për çështjet e ngritura gjatë këtij bashkëbisedimi, ndërkohë që edhe një herë është theksuar bashkëpunimi i mirë që është krijuar mes Policisë dhe shkollës, falë fushatave të vazhdueshme sensibilizuese 🚔👮📚 🤝.
Shefi i Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier Valentin Florini është ndalur tek disa nga faktorët që bëhen shkak për aksidente gjatë drejtimit të automjetit, ku në të shumtën e rasteve, viktima mbeten këmbësorët dhe drejtuesit e motomjeteve 🚙🚌.
Shpeshherë, shpejtësia tej normave të lejuara, përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, përdorimi i pijeve alkoolike etj, janë disa nga shkaktarët e aksidenteve, por nuk mungojnë edhe rastet kur lëvizja pa kaskë mbrojtëse nga drejtuesit e motoçikletave apo pa rrip sigurimi ka sjellë pasoja fatale për jetën e drejtuesve të mjeteve dhe pasagjerëve 👮♀.
Duke qenë se siguria rrugore është detyrim i të gjithëve, të gjithë duhet të japim kontributin tonë, sado të vogël, për të shmangur aksidentet 🏫🚔👮📚 .
#SiguriaRrugoreNjëNdërPrioritetetKryesore👩🎓👮♂