Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 26 vjeç, për veprat penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “Dhuna në familje”, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit H. R., 62 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve L. L., 37 vjeç dhe K. Xh., 38 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.