Ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 02.10.2021, në një lokal në fshatin Labinot Fushë, Elbasan, ku mbeti i vrarë shtetasi G.K.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Korçë dhe Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, bënë të mundur ndalimin e shtetasit në kërkim L. D., 34 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 07.10.2021, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 02.10.2021, në fshatin Labinot Fushë, Elbasan, ku në ambientet e një lokali, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. Ll., 33 vjeç, ka goditur me grushte dhe sende të forta shtetasin G. K., i cili për pasojë gjeti vdekjen.
Veprimet e mëtejshme në lidhje me këtë rast, do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan.