Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë shpallën në kërkim për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”, shtetasin Dh. M., 62 vjeç, banues në lagjen “Osman Haxhiu”, pasi gjatë kontrollit të banesës së tij janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi fishekësh, krehra, fishekëmbajtës, ndezësa të granatave luftarake dhe granata luftarake. Për këtë rast është proceduar penalisht shtetasi A. M., 42 vjeç, banues në lagjen “Osman Haxhiu”, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Po nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë u procedua penalisht shtetasi L. Q., 38 vjeç, banues në Nartë, Vlorë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi ka goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin O. H., 34 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Vlorë.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin A. C., 54 vjeç, banues në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë shpallën në kërkim për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasin E. Sh., 44 vjeç, banues në Sarandë, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe është larguar nga pika e kontrollit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.