Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Elbasan proceduan penalisht shtetasin V. R., banues në Elbasan, me detyrë administrator i një kompanie private, pasi nëpërmjet mashtrimit dhe abuzimit me çmimet ka përvetësuar shuma parash nga një sërë shitjesh të makinerive të firmës.
Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan porceduan penalisht shtetasin D. K., 38 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi u konstatua se po kryente punime ndërtimi pa lejen përkatëse.
Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Librazhd proceduan penalisht shtetasin E. H., 35 vjeç, banues në Librazhd, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi gjatë një konflikti për motive të dobta, ka goditur me grusht, shtetasin E. Sh.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.