Tiranë – Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndyshme penale

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. K., 28 vjeç, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Specialistët e Seksionit të Kërkimit bënë kapjen e shtetasit në kërkim R. Sh., 22 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– U. A., 46 vjeç, S. P., 31 vjeç dhe S. K., 22 vjeç pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur.
—-
Më datë 14.02.2022, gjatë natës, persona të paidentifikuar kanë vjedhur një shumë parash dhe një orë në subjektin në pronësi të shtetasit F. Gj. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
—-
Më datë 13.02.2022, shtetasja A. U., 38 vjeçe, ka kallëzuar se djali i saj, shtetasi S. U., 13 vjeç, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer. Punohet për gjetjen e 13-vjeçarit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale