Policia e Sarandës pas kërkimeve me dron gjen në det armën e zjarrit pistoletë, që kishte me vete 29-vjecari, i cili e hodhi në det për të fshehur provat.
Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një automjet.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se shtetasi A. K, qarkullonte me automjet, me armë zjarri me vete kanë organizuar punën për kapjen e tij.
Në lagjen Nr.1, Sarandë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar automjetin me të cilin lëvizte 29-vjeçari dhe menjëherë i kanë bërë shenjë ndalimi. Drejtuesi i mjetit shtetasi A. K, nuk i është bindur urdhërit të Punonjësve të Policisë për të ndalur dhe ka vijuar me shpejtësi duke rrezikuar seriozisht jetën e punonjësve të policisë.
Drejtuesi i mjetit ka kryer manovra të rrezikshme në rrugë duke përplasur dhe një automjet tjetër dhe për të fshehur provat ka hedhur në det armën e zjarrit pistoletë që mbante me vete.
Shërbimet e Policisë kanë përdorur Dronin për të kontrolluar në det si dhe mjetet lundruese të Policisë Kuiftare. Pas skanimit nga droni në det, të vendit ku gjendej pistoleta është bërë e mundur nxjerrja dhe sekuestimi i saj, së bashku me një karikator me municion lufatrak.
Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit A.K, dhe materialet i kaluan Prokuroris për veprime të mëtejshme për veprat penale “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”.