HAPEN APLIKIMET PËR PRANIM NË NJË FUNKSION NDIHMËS NË DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË POLICISË SË SHTETIT

Hapen aplikimet për pranim në funksionet ndihmëse të Policisë së Shtetit, në pozicionin Teknik i mesëm i specialiteteve të ndryshme, në Sektorin e Helpdesk dhe Shërbimeve të T.I.-së, në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit -punonjës administrativ-klasa-IX.

Aplikimet fillojnë më datë 14.02.2022 dhe përfundojnë më datë 18.02.2022.

Aplikimet dhe dorëzimi i dokumentacionit bëhen në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Kriteret e pranimit në pozicionin, Teknik i mesëm i specialiteteve të ndryshme, në Sektorin e Helpdesk dhe Shërbimeve të T.I.-së, në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, janë:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë kombëtare, apo të jetë larguar nga shërbimi civil.”
  3. Të ketë përfunduar arsimin e mesëm ose profesional;
  4. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  5. Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;
  6. Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  7. Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate, të formës së prerë, për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  8. Të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit B;
  9. Të jetë pajisur me vërtetimin e besueshmërisë;
  10. Të plotësojë kriteret e tjera të veçanta.

Kritere të veçanta:

Kritere të veçanta që duhet të plotësojë aplikanti për pozicionin, Teknik i mesëm i specialiteteve të ndryshme, në Sektorin e Helpdesk dhe Shërbimeve të T.I.-së, në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, janë si më poshtë:

  • Të ketë arsimin e mesëm ose arsimin profesional.
  • Të ketë njohuri dhe aftësi  të mira kompjuterike.
  1. Të ketë të paktën 1 vit përvojë pune në profesion.
  2. 4. Të ketë aftësi të punës në grup dhe aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi.

Aplikanti të paraqesë, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Formularin e aplikimit tip (bashkëlidhur këtij urdhri);
  2. Fotokopje të kartës së identitetit;
  3. Dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit të noterizuara, trajnimeve përkatëse;
  4. Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”;
  5. Certifikatë e gjendjes gjyqësore;
  6. Certifikatë familjare;
  7. Vërtetim nga gjykata;
  8. Vërtetim nga prokuroria;
  9. Raport mjeko-ligjor;
  10. Fotokopje e librezës së punës;
  11. Dokument të lëshuar nga institucionet shëndetësore që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike.

Punonjësi në pozicionin, Teknik i mesëm i specialiteteve të ndryshme, në Sektorin e Helpdesk dhe Shërbimeve të T.I.-së, në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kryen këto detyra specifike:

  1. Ofron suport përdoruesve për të gjitha çështjet e lidhura me rrjetin dhe kompjuterat.
  2. Zgjidh ose delegon në një nivel më të lartë teknik, problemet në lidhje me antenat, radiot, telefonat VoIP, si dhe të gjithë pajisjet kompjuterike.
  3. Monitoron dhe zgjidh problemet e përditëshme të rrjetit lokal, etj.

Procesi i konkurrimit përfshin:

  1. Jetëshkrimi i aplikantit:

Vlerësimi i arsimimit dhe trajnimeve të lidhura me veprimtarinë në fushën e aftësive në lidhje me teknikat dhe metodikat që zbatohen në fushën e kryerjes së ekspertimeve kompjuterike, si dhe referencat e punëdhënësve të mëparshëm (vlerësohet me 40 pikë);

  1.  Intervista:

Vlerësimi i njohurive dhe aftësive komunikuese, eksperiencë pune në lidhje me teknikat dhe metodikat që zbatohen në fushën e kryerjes së ekspertimeve kompjuterike, si dhe motivimin personal (vlerësohet me 60 pikë).

Intervista do te zhvillohet më datë 25.02.2022, në ambientet e Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Në qoftë se asnjë kandidat nuk merr 70% të pikëve, Komisioni i Vlerësimit vendos përfundimin e konkurrimit pa asnjë fitues të përzgjedhur.

 

Formulari i aplikimit: https://we.tl/t-x1ma4f767Q