Tiranë – Vihen në pranga 10 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. S., 18 vjeç, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, si dhe proceduan penalisht shtetasin K. Ç., 20 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, pasi shtetasi F. S. ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës, në të cilën, gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur një armë zjarri revolver me pjesë të zbërthyera, të cilën shtetasi K. Ç. ka tentuar ta fshehë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– A. N., 26 vjeç, F. R., 28 vjeç dhe M. Ç., 25 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 53 vjeç, për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Shkatërrimi i pronës”, pasi në mënyrë të vazhdueshme kanoste fqinjët e tij, ndërsa gjatë shoqërimit, ka kanosur punonjësit e Policisë, duke mos iu bindur urdhrit të tyre, si dhe ka goditur derën e ambienteve të Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. H., 39 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin e shtetasve:

– O. A., 26 vjeç dhe A. K., 18 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, pa leje drejtimi;

– D. K., 35 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ka aksidentuar shtetasin J. B., 40 vjeç, që po udhëtonte me biçikletë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën;

– Sh. P., 59 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar mjetin, ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar shtetasin S. K., 77 vjeç. Më pas, drejtuesi i mjetit është përfshirë në aksident me disa mjete të tjera dhe për pasojë është dëmtuar vetë. Aktualisht shtetasi Sh. P. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
—-
Më datë 09.02.2022, shtetasi F. S., 30 vjeç, ka kallëzuar se bashkëshortja e tij, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.