Elbasan – Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, arrestuan në flagrancë shtetasit E. K., 36 vjeç, E. C., 26 vjeç dhe D. S., 26 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Golf”, më të cilin po udhëtonin këta shtetas, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit heroinë dhe kokainë. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. C., u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa e ndarë në doza.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan proceduan penalisht shtetasin A. S., 21 vjeç banues në Elbasan, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar mjetin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.