Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Tiranë – Aksidentoi 26-vjeçaren dhe u largua nga vendi i ngjarjes, Policia Rrugore e Tiranës, pas disa orësh pune intensive hetimore profesionale, identifikoi dhe vuri në pranga autorin. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. T., 24 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit” pasi në rrugën “Shahin Doçi”, ka aksidentuar shtetasen K. S., 26 vjeçe, këmbësore, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes, për të fshehur automjetin. 26-vjeçarja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, pas marrjes së njoftimit, menjëherë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Pas disa orësh pune intensive hetimore profesionale bënë të mundur identifikimin e targës së automjetit dhe më pas të drejtuesit të mjetit. Shërbimet e Policisë kanë bllokuar në cilësinë e provës materiale automjetin tip “Benz”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Lezhë – Finalizohet nga Policia e Lezhës, operacioni policor i koduar “BAOFENG”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim, i dënuar me 14 vjet burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. Procedohet penalisht për veprën penale “Moskallëzim krimi”, drejtuesi i mjetit në të cilin udhëtonte si pasagjer shtetasi në kërkim. Sekuestrohen një armë të ftohtë (thikë) dhe 1 radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, së në një automjet që lëvizte në drejtim të Lezhës, qarkullonte një shtetas në kërkim, kanë organizuar menjëherë punën dhe në dalje të Lezhës, kanë lokalizuar mjetin e dyshuar, duke finalizuar me sukses operacionin “BAOFENG”, në kuadër të të të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Fatjon Marku, 33 vjeç, banues në Lezhë. Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë, duke qarkulluar si pasagjer në mjetin me drejtues shtetasin F. K., i cili nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar, por pas disa minutash ndjekjeje, në bashkëpunim me shërbimet e qarkullimit rrugor, është bërë i mundur ndalimi i mjetit. Shtetasi Fatjon Marku ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në vitin 2018, I ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg “, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjithashtu, me vendimin e datës 28.12.2021, Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit e ka dënuar me 14 vite burg, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë të ftohtë (thikë) dhe 1 radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë. Në përfundim të veprimeve u procedua penalisht edhe drejtuesi i mjetit, shtetasi F. K., për veprën penale “Moskallëzim krimi”. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Prodhimi, shitja, mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” në ngarkim të shtetasit Fatjon Marku dhe për veprën penale “Moskallëzim krimi” në ngarkim të shtetasit F. K.
Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 200 shtetas, konkretisht: 9 janë ndaluar, 54 janë arrestuar në flagrancë dhe 137 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 7 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 20 raste, me 11 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 13 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit, në gjithë territorin, gjatë 72 orëve të fundit janë evidentuar 17 raste, konkretisht: 7 raste të “Kanosja”; 5 raste të “Plagosja e lehtë me dashje” dhe 5 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 12 raste të dhunës në familje, në të gjithë vendin, me 7 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 5 autorë që po procedohen në gjendje të lirë. Janë plotësuar 10 kërkesë-padi për urdhër mbrojtje të menjëhershme.
Në fushën e vjedhjes së pronës gjatë 72 orëve janë evidentuar 18 raste, 6 raste me 5 autorë të ndaluar/arrestuar në flagrancë dhe 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë, si dhe 12 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 9 raste të ndërtimit pa leje, në të gjithë vendin, me 10 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë proceduar penalisht 7 shtetas, për shkatërrim prone.
Janë proceduar penalisht 9 shtetas, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për vjedhje të energjisë elektrike.
Janë proceduar penalisht 3 shtetas, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.
Janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas për “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit” dhe janë proceduar penalisht 3 shtetas, për mbajtje pa leje të armëve të ftohta.
Është arrestuar në flagrancë 1 shtetas për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë” dhe 2 të tjerë për “Goditje për shkak të detyrës”.
Janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas, për verpën penale “largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Janë proceduar penalisht 3 shtetas, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.
Jannë proceduar penalisht 4 shtetas për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”; dhe 1 të tjerë për “Falsifikimi i dokumenteve”.
Janë proceduar penalisht 2 për veprën penale “Mashtrimi” dhe 2 për “Vetëgjyqësia”.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Janë arrestuar në flagrancë 13 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Janë proceduar penalisht 11 shtetas dhe janë arrestuar në flagrancë 2 të tjerë, për “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor.
Janë arrestuar në flagrancë 4 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 4 të tjerë, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Gjatë 72 orëve të fundit, në territorin e Shqipërisë, kanë ndodhur 17 aksidente, me 1 viktimë dhe 20 persona të lënduar jashtë rrezikut për jetën.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.