DVP Vlorë – Arrestohet në flagrancë 1 shtetas

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë u arrestua në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasi L. T., 45 vjeç, banues në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza.
—–
Më datë 12.01.2022, shtetasja M. Gj., 27 vjeçe, banuese në Shëndëlli, bashkia Konispol, ka kallëzuar se më datë 14.12.2021, është larguar nga banesa, vëllai i saj, shtetasi F. D., 22 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.