Fier – Vihet në pranga 1 shtetas, për veprat penale “Shpërdorim i tokës”, “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera”

DVP Fier/Kontrolle të pandërprera në të gjithë territorin, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Vihet në pranga 1 shtetas, për veprat penale “Shpërdorim i tokës”, “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera”.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale dy mjete gërmuese ekskavator dhe një kamion.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si rezultat i kontrollit të territorit, arrestuan në flagrancë shtetasin S. T., 39 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në kodrat e fshatit Zharrëz, Patos, duke gërmuar dhe shpërdoruar tokën për të ndërtuar në mënyrë të paligjshme, gjë që ka sjellë prishjen e strukturës së tokës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria e Policisë Fier apelon për të gjithë qytetarët që të mos tentojnë të kryejnë krime mjedisore, si ndërtime pa leje, prerje të paligjshme të pyjeve, ndotje të ajrit apo çdolloj krimi tjetër, pasi do të përballen me forcën e ligjit.

DVP Fier fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm