Durrës – Vihet në prangat e Policisë 1 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Manzë proceduan penalisht shtetasin F. T., 36 vjeç, banues në Manzë, Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke transportuar lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.
…..
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Gj. U., 38 vjeç dhe proceduan shtetasin G. X., 21 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi në aksin rrugorë Ura e Gjoles-Fushë Krujë, janë përshirë në një aksident, si pasojë e të cilit kanë mbetur të lënduar 1 pasagjere dhe 1 këmbësor, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.