Berat
Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Si rezultat i kontrolleve është evidentuar dhe goditur një rast i aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit.
Sekuestrohen 4 pajisje elektronike, 1 aparat celular dhe një shumë lekësh.
Arrestohet 1 shtetas dhe procedohet penalisht pronari i lokalit.
Në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë, nga shërbimet e Hetimit të Krimit Ekonomik në DVP Berat është bërë e mundur evidentimi dhe goditja e një rasti të ushtrimit të aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.
Gjatë kontrolleve u gjetën dhe u sekuestruan 4 pajisje elektronike(kompjutera në gjendje pune), 1 aparat celular dhe një shumë lekësh në lokalin e shtetasit K.Zh, në lagjen “Donika Kastrioti”, Berat ku dyshohej se ushtrohej aktivitet i kundërligjshëm i lojërave të fatit.
Në përfundim të veprimeve hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik u arrestua në flagrancë shtetasi M.A., 56 vjeç, banues në lagjen “Donika Kastrioti”, Berat, pasi dyshohet se organizonte dhe ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi K.Zh., 57 vjeç,(pronari i lokalit), banues në lagjen “Donika Kastrioti”, Berat, pasi kishte vënë lokalin e tij, në përdorim të shtetasit M.A.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.