Has – Tropojë
Dogjën me zjarr sipërfaqe toke me barishte në fshatin Zgjeç dhe Cërrnicë procedohen penalisht autorët e dyshuar.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Has, në vijim të punës për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, proceduan penalisht shtetasin:
F. Rr, banues në Qarr, pasi dyshohet se në fshatin Zgjec, ka ndezur zjarr e si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me barishte.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë, proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasin F. M., banues në Cërrnicë, pasi ka ndezur një zjarr i cili i ka dal jashtë kontrollit, ku për pasojë është djegur një sipërfaqe me bimësi.
Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorive pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës dhe Tropojë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Kukës apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.