Bien në prangat e Policisë 2 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar, 1 për për armëmbajtje pa leje dhe 1 për plagosje të rëndë me dashje.
Nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës janë kapur dhe ndaluar shtetasit:
T. (F).M., 30 vjeç, banues në lagjen Nr.15, Durrës, sepse më 27.04.2019, ky shtetas i është larguar Patrullës së Policisë Fier dhe nga kontrolli i ushtruar në automjetin me të cilin po udhëtonte, Policia ka gjetur një armë zjarri pistoletë tip “TT”, e cila i përkiste këtij shtetasi.
Në ngarkim të këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, më datë 24.06.2019 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”.
Gjithashtu u ndalua shtetasi:
I.H.,46 vjeç, banues në lagjen Nr.18, Durrës, sepse më datë 07.09.2017, në tregun industrial, Durrës është konfliktuar me shtetasin A.Ll., të cilin e ka goditur me thikë dhe më datë 12.09.2017 ai ka ndërruar jetë, si pasojë e plagëve të marra.
Shtetasin I. H. Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, më datë 13.03.2019, e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 4 vjet e 6 muaj e 13 ditë burgim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje “.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.