Policia Rrugore e Tiranës – 19 drejtues mjetesh të arrestuar gjatë javës

Tiranë

Krahas masave për menaxhimin dhe lehtësimin e lëvizjes së automjeteve drejt zonave bregdetare, kryesisht në rrugët urbane dhe interurbane kryesore, përgjatë fundjavës, rrugorët e kryeqytetit, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja fatale, kanë përqendruar shërbime me përzgjedhje, për evidentimin e shkeljeve që janë burim i shtuar për aksidente rrugore.

Në funksion të këtij shërbimi, përgjatë fundjavës, janë:

• arrestuar në kushtet e flagrancës 19 shtetas, nga të cilët 11 për drejtim mjeti në gjendje të dëhur, 7 të papajisur me leje drejtimi si dhe 1 person për posedim të lëndëve narkotike dhe i papajisur me leje drejtimi.

• proceduar administrativisht 22 drejtues mjetesh për mosrregullim shpejtësie dhe gara me shpejtësi.

• proceduar administrativisht 220 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

• proceduar administrativisht 158 drejtues motomjetesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.

• proceduar administrativisht 56 drejtues mjetesh, për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve.

• vendosur 1850 masa administrative për shkelje të tjëra të rregullave të qarkullimit rrugor.