Raporti i ngjarjeve për 72 orët e fundit, Policia e Shtetit

Lushnjë – Vodhi çantën me sende personale të një 25-vjeçareje nën kërcënimin e thikës, kapet dhe arrestohet autori nga Policia. Gjatë ditës së djeshme, njoftohemi se në afërsi të fshatit Dushk, një shtetas nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë (thikë), i ka marrë çantën me sendet personale shtetases A. B., 25 vjeçe. Menjëherë pas denoncimit, Policia bëri të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit F. D., 27 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Fier – Gjatë orëve të para të mëngjesit të datës 25.12.202, në një subjekt të transfertave të parave në lagjen “16 Prilli”, Fier, persona të paidentifikuar kanë thyer xhamin dhe kanë marrë një sasi lekësh në kasafortë. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Dibër – Deklaroi në spital se ishte plagosur me armë zjarri, zbardhet ngjarja dhe vihet në pranga për deklarim të rremë. Në orët e mbrëmjes  së datës 25.12.2020, shtetasi F. Z. është paraqitur për ndihmë mjekësore në qendrën shëndetësore Maqellarë, i cili pretendonte se ishte plagosur me armë zjarri nga disa persona të pa identifikuar. Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes dhe nga veprimet e shpejta e profesionale të kryera nën drejtimin e Prokurorisë ka rezultuar se në aksin rrugor Shupenzë-Maqellarë, shtetasi F. Z., duke drejtuar automjetin tip kamionçinë në gjendje të dehur dhe në sens të kundërt të rrugës, në momentin që ka zbritur nga automjeti, është dëmtuar në pjesën e këmbës dhe ka qëndruar në mes të rrugës. Shtetasit F. Z. i është bërë testi i alkoolit me aparatin drager, i cili ka rezultuar në gjendje të dehur në masën 0.61 mg/l. Në përfundim të  veprimeve të para hetimore, nga specialistët e Policisë Rrugore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. Z., 52 vjeç, banues në Majtarë, Dibër, për veprat penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Kallëzim i rremë”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për  veprime të mëtejshme.

Tiranë – Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 kanë bërë ndalimin e shtetasit G. B., 39 vjeç, banues në Krujë, pasi më datë 26.08.2020, ka vjedhur automjetin në servisin në pronësi të shtetasit A. F. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti, i cili u gjet në garazhin e banesës së shtetasit G. B. Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. M., 21 vjeç, pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. S., 48 vjeç, pasi në rrugën “Loçka” Yrshek, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, së cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetases D. D., 41 vjeçe, pasi në rrugën “Panajot Pano”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.56 mg/l. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Informacion paraprak – Më datë 26.12.2020, rreth orës 03:17, në fshatin Gjeç-Kodër, në Vorë, në oborrin e banesës së shtetasit R. K. është gjetur një fitil zjarrpërcjellës me kapsollë detonatorë të plasur. Nuk ka pasur dëme materiale. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë – Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe narkotikëve. Operacioni policor i koduar “Autostrada”, i zhvilluar nga forcat e posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë. Vihet në pranga një çift bashkëshortësh. Sekuestrohen 2 armë zjarri pushkë, dokumente të dyshuara të falsifikuara, një sasi fishekësh, sasi lënde narkotike të llojit kokainë dhe kanabis dhe 1 automjet.  Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, forca e posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë ka marrë informacion në rrugë operative se dy shtetas (burrë e grua), qarkullonin në orët e pasdites, në autostradën Tiranë-Durrës, duke mbajtur me vete sende të kundërligjshme dhe lëndë narkotike. Bazuar në këto informacione është organizuar, zhvilluar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Autostrada”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve E. R., 36 vjeç  dhe N. R.(P)., 27 vjeçe, banues në Elbasan. Gjatë operacionit, nga kontrolli në mjet u gjetën dhe u sekuestruan një sasi municion luftarak dhe një sasi lëndë narkotike e dyshuar kokainë. Ndërsa në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, gjatë kontrollit në banesën e këtyre  shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri pushkë, dy dokumente të dyshuara të falsifikuara dhe një sasi lënde narkotike kanabis. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme.

Ndërkohë, gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 127 shtetas, nga këta: 43 janë të arrestuar, 3 janë ndaluar dhe 81 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 2 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 8 raste, në të gjithë territorin, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 6 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit, në gjithë territorin, gjatë 72 orëve të fundit janë evidentuar 15 raste, konkretisht: 4 raste të “Kanosja”, 2 raste të “Plagosja e lehtë me dashje” dhe  7 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Plagosja me dashje”, ku autori është arrestuar në flagrancë; 1 rast i “Vrasja”, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 6 raste të dhunës në familje, në të gjithë territorin, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 4 autorë që po procedohet në gjendje të lirë. Janë plotësuar 18 kërkesë-padi për urdhër mbrojtje të menjëhershme.

Në fushën e vjedhjes së pronës gjatë 72 orëve janë evidentuar 19 raste, 5 raste me 5 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 14 autorë që po procedohen në gjendje të lirë, si dhe 24 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Është evidentuar 1 rast i “Vjedhja me dhunë”, ku autori është arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 4 raste të shkatërrimit të pronës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të armëmbajtës pa leje, ku autorët janë arrestuar në flagrancë.

Është evidentuar 1 rast i “Mashtrimi”, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Pushtim toke”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Vetëgjyqësia”, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Prerja e paligjshme e pyjeve”, ku autori po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Vepra të turpshme”, ku autori po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, ku autori është arrestuar në flagrancë.

Është evidentuar 1 rast i “Përndjekja”, ku autori po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Kontrabanda me mallra të licencuar”, ku autori është arrestuar në flagrancë.

Është evidentuar 1 rast i “Falsifikimi i dokumenteve”, ku autori është arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 4 raste të “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, ku autori është arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 5 raste të “Pushtim toke”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e ndërtimit pa leje janë evidentuar 6 raste dhe autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i ”Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 1 autor të arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 2 raste të “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësve të policisë së rendit publik”, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të “Goditje për shkak të detyrës”, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, me  1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 5 raste të “Vetëgjyqësia”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 6 raste të “Prerja e paligjshme e pyjeve”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të shkatërrimit të pronës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë proceduar 2 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Gjatë 72 orëve të fundit, në territorin e Shqipërisë, janë evidentuar 24 raste aksidentesh, me 37 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar dhe proceduar 18 shtetas që drejtonin automjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Janë evidentuar dhe proceduar 5 shtetas që drejtonin automjetin pa u pajisur me leje drejtimi.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.