Lushnjë – Vodhi çantën me sende personale të një 25-vjeçareje nën kërcënimin e thikës, kapet dhe arrestohet autori nga Policia.

Gjatë ditës së djeshme, njoftohemi se në afërsi të fshatit Dushk, një shtetas nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë (thikë), i ka marë çantën me sendet personale shtetases A. B., 25 vjeçe.

Menjëherë pas denoncimit, Policia bëri të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit F. D., 27 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.