Elbasan – Jemi mes jush, të ngjashëm, të ndryshëm, por të barabartë.
Policia e Elbasanit pranë fëmijëve me aftësi ndryshe për t’i uruar për festën e 1 Qershorit dhe për tu argëtuar sëbashku me ta.
Fëmijët me aftësi ndryshe janë pjesë e shoqërisë sonë, pjesë e ylberit vezullues. Ata nuk janë të frikshëm dhe as të “këqij”, janë thjesht fëmijë për tu dashur pasi kështu kuptohet me mirë vlera e dashurisë me gjithë shkëlqimin që kanë këta fëmijë kanë brenda tyre.
Përmes aktivitetit festiv te shkolla speciale “Zërat e Jetës”, punonjësit e Policisë së Elbasanit kishin mundësinë të ishin pranë këtyre fëmijëve, në festën e tyre, për tu argëtuar sëbashku me ta. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe Drejtori i DVP Elbasan Arjan Muça, prindër e mësues
Gjatë aktivitetit u shpërndanë dhurata simbolike nga efektivët e DVP Elbasan, ndërsa fëmijët patën mundësinë të shihnin nga afër mjetet, makinat e motorrat e Policisë
Policia e Shtetit uron 1 Qershorin për gjithë fëmijët, duke u gjendur pranë tyre në çdo nevojë që ata kanë.