Rezultatet kryesore të strukturave policore në vend dhe ngjarjet e ndodhura gjatë 24 orëve të fundit
Si rezultat i angazhimit të strukturave policore, janë finalizuar 3 operacione në fushën e narkotikëve, mashtrimit kompjuterik dhe falsifikimit të dokumenteve. U arrestuan 6 shtetas, u sekuestruan 2.3 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, 1 armë gjahu dhe shuma parash, si dhe u asgjësuan 2000 bimë narkotike.
Janë kapur 3 shtetas që ishin në kërkim mashtrim, vjedhje dhe për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 8 raste në të gjithë territorin, me 3 autorë të arrestuar, 3 të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për 2 raste po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Janë asgjësuar 3683 bimë narkotike Cannabis Sativa.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 15 raste, me 1 autor të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 të shpallur në kërkim.
Janë evidentuar 6 raste të dhunës në familje, me 1 autor arrestuar dhe 5 të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 10 kërkesëpadi për urdhër mbrojtjeje.
Është evidentuar 1 rast i shfrytëzimit për prostitucion, me 1 autor të shpallur në kërkim. Gjithashtu, për këtë rast janë proceduar në gjendje të lirë 5 shtetas.
Janë evidentuar 8 raste në fushën e krimeve ekonomiko-financiare, me 5 autorë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj pronës janë evidentuar 6 raste, me 6 autorë të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për 1 rast po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 10 raste të krimeve kundër mjedisit, me 10 autorë të proceduar në gjendje të lirë.
Janë eidentuar 4 raste të mbajtjes pa leje të armëve të ftohta, me 1 autor të arrestuar dhe 3 të proceduar në gjendje të lirë.
Është arrestuar 1 shtetas pasi ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë qe e kanë kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Janë arrestuar 5 shtetas dhe janë proceduar penalisht 14 të tjerë, pasi drejtonin mjetin, në gjendje të dehur/pa leje drejtimi. Gjithashtu, janë proceduar penalisht 3 shtetas, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Në të gjithë territorin janë evidentuar 4 raste aksidentesh, me 5 shtetas të dëmtuar të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Janë proceduar penalisht 12 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Strukturat e Policisë Kufitare kanë proceduar penalisht 1 shtetas, për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.
Interpol Tirana ka ekstraduar në Spanjë, 2 shtetas, njëri prej tyre i akuzuar nga autoritetet spanjolle për veprat penale “Grup kriminal”, “Vjedhja me dhunë” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, ndërsa tjetri i akuzuar për kultivim të bimëve narkotike.
Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar reagim profesional, të shpejtë dhe anonimat të sigurt.
