Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Dibër-Finalizohet faza e dytë e operacionit policor të koduar “SMUGGLING”. Si rezultat i hetimeve të thelluara, identifikohen dhe ndalohen edhe 2 shtetas të tjerë që ishin pjesë e grupit që ushtronte aktivitetin kriminal të dhënies ndihmë për kalimin e kufirit, kundrejt fitimit, shtetasve nga vendet e treta, me qëllim kalimin drejt vendeve të BE-së.Më herët, në kuadër të këtij operacioni të zhvilluar në datën 25 shkurt 2022, u vunë në pranga 4 shtetas, u shpallën në kërkim 2 shtetas të tjerë, si dhe u procedua penalisht pronari i një hoteli në Tiranë.Në kuadër të hetimeve të thelluara të kryera nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Dibër, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë, kundrejt fitmit, shtetasve të huaj, me qëllim kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së, rast ky i goditur gjatë operacionit “SMUGGLING”, i zhvilluar më 25 shkurt 2022, është bërë i mundur identifikimi edhe i 2 personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.Mbi bazën e provave të grumbulluara nga hetimi, si dhe informacioneve të marra në rrugë operative, specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Dibër, në bashkëpunim me DVP Kukës, organizuan dhe finalizuan me sukses fazën e dytë të operacionit policor të koduar “SMUGGLING”.Si rezultat i këtij operacioni janë kapur dhe ndaluar shtetasit G. K., 26 vjeç dhe N. K., 28 vjeç, banues në Fushë Krujë. Nga hetimet e kryera dhe provat e grumbulluara ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, (dhe grupin e goditur në operacionin e zhvilluar më parë,) i ofronin ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufijve, shtetasve me origjinë siriane, duke ndjekur Rrugën e Arbrit, në drejtim të qytetit të Peshkopisë, me qëllim kalimin e tyre për në Kosovë, Serbi dhe Hungari.Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjete, 3 telefona celularë dhe një dokument identifikimi i lëshuar nga një organizatë jofitimprurëse.Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal dhe kapjen e atyre të shpallur në kërkim.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.
Kukës-Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim.Arrestohet me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Suedia, për veprën penale “Mashtrimi”.Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një personi në kërkim, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Kukës, në bashkëpunim me Interpol Tirana, organizuan punën për kapjen e tij. Si rezulatat u bë e mundur kapja dhe arrestimi provizor i shtetasit A. A., 25 vjeç, rezident në Suedi.Arrestimi provizor i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt Suedisë, pasi Gjykata e Jonkoping Suedi, me vendimin e datës 23.02.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga Kodi Penal i Suedisë.Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese suedeze, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Suedisë.
Shkodër-Finalizohet operacioni policor i koduar “Perash”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim.Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”.Kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të shtetasit E. R., 28 vjeç, ngjarje e ndodhur më datë 19.04.2022.Procedohet penalisht pronari i hotelit ku fshihej personi në kërkim.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një personi të shpallur në kërkim për plagosje me armë zjarri, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Perash”.Si rezultat i këtij operacioni u bë i mundur lokalizimi i personit të kërkuar, i cili fshihej në një hotel në lagjen “Mark Lula”. Shërbimet e Policisë kanë bërë kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit E. S., 29 vjeç, banues në lagjen “Daniel Matlija”, Shkodër.Ky shtetas dyshohet se më datë 19.04.2022, në lagjen Perash, ka plagosur me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin E. R., 28 vjeç banues në lagjen “Partizani”, Shkodër.Në vijim të veprimeve u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Moslëshimi i kuponit tatimor”, shtetasi Gj. D., 59 vjeç, banues në Shkodër, pronari i hotelit në të cilin fshihej shtetasi E. S. Shtetasi D. Gj. nuk ka kryer procedurat e nevojshme për regjistrimin dhe lëshimin e kuponit tatimor për shërbimin e ofruar në subjektin (hotelin) që administronte.Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Vrasja” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 71 shtetas, konkretisht: 8 janë ndaluar, 11 janë arrestuar, 49 po procedohen në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 4 raste, me 1 shtetas të ndaluar dhe 3 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 13 raste: 2 rast të veprës penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të ndaluar; 3 raste të veprës penale “Plagosja e lehtë me dashje”, njëri prej tyre me autorë të paidentifikuar, për të cilin vijon puna nga ana e strukturave të Policisë së Shtetit, ndërsa 2 rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë; 3 raste të veprës penale “Kanosja”, me 1 shtetas të arrestuar dhe 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë; 4 raste të veprës penale “Dëmtime të tjera me dashje”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e strukturave policore dhe me 5 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë, si dhe 1 rast i veprës penale “Goditje për shkak të detyrës”, me 1 shtetas të arrestuar.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore” dhe “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”, vepra e parë rezulton me 1 shtetas të ndaluar, ndërsa 2 veprat e tjera rezultojnë me 2 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.
Gjithashtu, është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Moskallëzimi i krimit”, “Njoftimi i rremë në organet e rendit”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Vetëgjyqësia”, me 4 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, me 2 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” janë evidentuar 3 raste, njëri prej tyre me autorë të paidentifikuar, për të cilin vijon puna nga ana e strukturave policore, ndërsa 2 rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të ndaluar. Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, me 1 shtetas të arrestuar.
Është evidentuar 1 rast 1 dhunës në familje, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 4 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Shkatërrimi i pronës”, me autorë të paidentifikuar, për të cilin vijon puna nga ana e strukturave policore. Gjithashtu, janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Pushtimi i tokës”, me 2 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës” dhe “Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit”, me 3 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë. Për veprën penale “Prishja e qetësisë publike” është evidentuar 1 rast, me autorë të paidentifikuar, për të cilin vijon puna nga ana e strukturave policore.
Janë evidentuar 2 ngjarje me objekt zjarrvënien, për zbardhjen e shkaqeve dhe autorëve të të cilave vijon ende puna nga ana e strukturave policore.
Është evidentuar 1 rast i veprave penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar në total 6 raste, 2 prej tyre me autorë të paidentifikuar, 1 rast rezulton i mbetur në tentativë ndërsa 4 rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të arrestuar dhe me 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprës penale “Vjedhja me dhunë”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e strukturave policore.
Është evidentuar 1 rast i veprave penale në fushën e mashtrimit, me 1 shtetas të ndaluar. Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Fshehja e të ardhurave”, njëri prej tyre i bashkëshoqëruar me veprën penale “Moslëshimi i kuptonit tatimor”, me 3 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, me 2 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 6 raste të veprës penale “Ndërtimi i paligjshëm”, me 1 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të shpallur në kërkim, si dhe me 4 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 3 shtetas të ndaluar. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 2 aksidente, me 2 shtetas të dëmtuar, pa rrezik për jetën. Janë evidentuar në total 15 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autorë të paidentifikuar, ndërsa 14 rastet e tjera rezultojnë me 5 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar dhe me 9 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.