Tiranë
Qarkullonte me armë pa leje, tenton t’i shmanget kontrollit të policisë, por vihet në pranga.
Arrestohet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, njësia Shigjetat.
Në kuadër të planit masave në lidhje me identifikimin dhe kapjen e personave që qarkullojnë me armë pa leje, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe informacioneve të marra në rrugë operative është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 16-vjeçarit F. T., banues në Tiranë.
16-vjeçari rreth orës 02:30 të mëngjesit, është konstatuar nga shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Nr. 4 në afërsi të një lokali, në trotuar, në rrugën “Myslym Keta”.
Në momentin që ka parë Policinë është larguar me vrap, por është kapur gjatë ndjekjes nga Forca e Posaçme “Shqiponjat”, njësia Shigjetat dhe gjatë kontrollit fizik Policia i gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri Pistoletë me 9 fishekë .
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tirane për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake e municionit”