Policia e Shtetit
Zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues i Lartë Albert Dervishaj priti sot në një takim bashkëpunimi, Drejtorin e Policisë Alpine në Ministrinë e Brendshme Federale të Austrisë, z. Hans Ebner dhe delegacionin që e shoqëronte.
I pranishëm në takim ishte edhe ambasadori i Austrisë në Shqipëri, z. Christian Steiner.
Qëllimi i vizitës disaditore të Policisë Alpine Austriake në Shqipëri, në kuadrin e një bashkëpunimi policor ndërkombëtar, me qëllim fillimin e përgatitjeve në fushën e trajnimeve për Policinë Alpine.
Gjatë takimit, Dervishaj dhe Ebner vlerësuan marrëdhëniet mjaft të mira mes dy policive dhe bashkëpunimin e treguar për krijimin e Policisë Alpine.
Dervishaj ka theksuar se krijimi i Policisë Alpine në Shqipëri është i domosdoshëm, sepse në zonat turistike malore në Shqipëri, turistë nga vende të ndryshme, duke eksploruar këto zona, shpeshherë kanë pësuar dëmtime, pasi janë rrëzuar, dhe është dashur ndërhyrja e forcave të specializuara, për t’u ardhur në ndihmë.
Në tetor të vitit 2022, në Theth, do të zhvillohet moduli i parë i trajnimit për 20 punonjës të Policisë shqiptare.