Vlorë/Vodhën një automjet në Plazhin e Ri në Vlorë, reagimi në kohë i policisë, bëri të mundur bllokimin pas disa minutash të automjetit të vjedhur

Vlorë

Vodhën një automjet në Plazhin e Ri në Vlorë, reagimi në kohë i policisë, bëri të mundur bllokimin pas disa minutash të automjetit të vjedhur.

Policia shoqëroi një 22-vjeçar që ishte në timon dhe një 18-vjeçar që ishte pasagjer në automjetin e vjedhur.

Policia morri njoftim për vjedhjen e një mjeti në pronësi të shtetasit S. G., në afërsi të “Plazh i Ri”, Vlorë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë dhe forcat Shqiponja falë reagimit në kohë, pas disa minutash kërkime bënë të mundur bllokimin e automjetit, në të cilin drejtues mjeti ishte shtetasi 22 vjeç dhe pasagjer shtetasi A. L., 18 vjeç.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.