Vlorë – Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Bashkëpunimi ndërmjet Policisë, Interpol Tirana dhe Komunitetit, vë në pranga 42 – vjeçarin nga Vlora.

Në vijim të punës intensive për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, falë edhe bashkëpunimit me qytetarët, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, organizuan punën në grup për kapjen dhe arrestimin e 42 – vjeçarit M.Y në lagjen “Pavarësia” Vlorë.

Gjykata e Breshias/Itali në vitin 2018, ka lëshuar urdhër arrestin ndërkombëtar ndaj shtetasit M.Y., për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim” sipas Kodit Penal Italian.

Kjo Gjykatë, në Shkurt të vitit 2019 e ka dënuar shtetasin M.Y me 4 vite burgim.

Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.