Vlorë/Pamjet e operacionit antidrogë të koduar “RESET”, në kuadër të të cilit u godit një grup kriminal që prodhonte dhe trafikonte lëndë narkotike.
7 pjesëtarë të grupit kriminal u vunë në pranga dhe disa të tjerë u shpallën në kërkim.
Gjatë operacionit u sekuestruan 34 pako me lëndë narkotike kanabis, me peshë totale 500 kilogramë, 2 armë zjarri, 4 automjete dhe 8 celularë.