Vlorë – Në vijim të punës intensive për kapjen e personave që kanë kryer vepra penale të ndryshme, Policia ka vënë në pranga 4 shtetas, njëri prej tyre në kërkim

Në vijim të punës intensive për kapjen e personave që kanë kryer vepra penale të ndryshme, Policia ka vënë në pranga 4 shtetas, njëri prej tyre në kërkim.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit A. K., 49 vjeç dhe K. K., 55 vjeç, banues në fshatin Brataj, Vlorë, pasi në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Brataj janë gjetur të kultivuara disa bimë të dyshuara cannabis sativa dhe dyshohet se këta shtetas janë autorë.
—-
Policia ka ndaluar shtetasin E. A. (Z.), 39 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, pasi më datë 11.08.2020, në zonën e Radhimës, dyshohet se ka kanosur me armë zjarri dy punonjës të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, për shkak të detyrës.
—-
Gjithashtu është ndaluar shtetasi në kërkim T. V., 58 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Vlorës e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.